Një ngjarje e rëndë raportohet në Gjirokastër. Mësohet se dy elektriçistë të OSHEE kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë të vjetër në lagjen “Gërhot”.
Shtetasit me iniciale G.Ç. dhe L.V kishin shkuar te kabina për të inspektuar gjendjen pasi fidri i zonës së Çelos kishte rënë duke lënë pa energji elektrike disa fshatra.
Mësohet se dy elektriçistët janë lënduar në gjymtyrë gjatë kontaktit me korrentin. Nga informacionet e deri tanishme bëhet e ditur se dy punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.