Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndoz Mazi” në Shkodër, kanë filluar protestat. Nxënësit kanë bojkotuar orën e parë të mësimit për shkak se drejtoresha e kësaj shkolle Valbona Idrizi, pritet të largohet për t’u zëvendësuar nga një drejtues tjetër që ka kryer shkollën e drejtorëve.
Janë hapur procedurat për përzgjedhjen e drejtorit të ri dhe kandidojnë përveç Valbona Idrizit edhe dy kandidatë të tjerë.
“Largimi i drejtores së shkollës mund të jetë për arsye politike, nuk e pranojmë. Arsyeja sipas zyrës së arsimit për zëvendësim me një tjetër drejtor. Do anulohet mësimi nëse nuk ndërhyhet për ta rikthyer” – shprehen prindër dhe mësues.