I zgjedhur nga vetë banorët, ky është lideri i shtëpisë së “BBV 2”

Amos Muji Zaharia është zgjedhur lider i javës në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP 2”. Në shtëpi u organizua një votim i hapur, ku banorët treguan secili nga një emër për të vendosur për liderin.

Nga 14 konkurrentë, Amos Muji Zaharia fitoi 6 vota, Dea Mishel 3, Luiz Ejlli 2, ndërsa Armaldo, Efi dhe Kiara nga 1 votë.

Votimi i plotë i banorëve:

Kristi: Amosi

Tea: Armaldo

Luizi: Kiara

Ronaldo: Amos

Efi: Dea

Kiara: Luizi

Mikela: Amos

Amos: Dea

Olta: Dea

Dea: Amos

Kejvina: Efi

Herioni: Luizi

Genti: Amos

Armaldo: Amos

Më herët, gjatë në një bisedë me Olta Gixharin, Amos Zaharia ka treguar se ia ka shprehur pëlqimin Dea Mishel. Aktori tregoi se në sytë e saj ndjeu se ky pëlqim ishte i ndërsjelltë, madje edhe persona të tjerë brenda shtëpisë ia kishin thënë të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër Olta shtoi se ajo e shikon Dea Mishelin në një tranzicion si brenda shtëpisë dhe jashtë, për këtë e këshilloi Amosin t’i lërë gjërat të rrjedhin vetë.

Por, teksa menduam se po formohej një çift i ri brenda “Big Brother Vip Albania” Dea Mishel “ka prishur gjithçka”.

Blogerja në një bisedë i ka thënë Amos Zaharias, pretendentit për t’i fituar zemrën që të mos merret me të.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se i pëlqen biseda me të, por kaq. Teksa po e thoshte këtë Dea Mishel po qeshte, çfarë na bën të mendojmë që nuk e kishte seriozisht, thjesht “ka frikë” të përfshihet në një histori të tillë brenda shtëpisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *