I zhdukur prej 20 ditësh/ Asnjë rezultat nga kërkimet, ja pista ku po hetohet

Kanë kaluar 20 ditë që kur 28-vjeçari Shefri Mukaj nga Erseka, rezulton i zhdukur dhe familjarët e tij kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Një telefonatë nga Shkodra ka informuar se i riu është parë në një lokal atje.

Policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar edhe në këtë qark, mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit.

Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e tij. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë, ku ka konsumuar kafen me shokët e tij.

Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Një pistë ku po heton policia është ajo e largimit jashtë vendit. Ata pretendojnë që mund të ketë ikur nga mali në Greqi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *