I zhdukur prej disa ditësh, lushnjari gjendet i vdekur brenda makinës në një qytet tjetër

I zhdukur prej disa ditësh, lushnjari gjendet i vdekur në një makinë në një qytet tjetër.

63-vjeçari është gjetur mbrëmjen e djeshme i vdekur brenda makinës së tij. Viktima është me inicialet V. N. banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, por pa jetë u gjet në fshatin Qamicë, Dimal.

Nga këqyrja paraprake, policia thekson se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë pasi familjarët kishin bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa një ditë përpara se të gjendej i vdekur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *