Një 55 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij është gjetur i pajetë në fshatin Brataj në Vlorë.
Policia bën me dije se bashkëshortja e tij kishte denoncuar në polici se me datë 3 janar ishte larguar nga banesa shtetasi N.A. i cili është gjetur i vetëvarur në një fshat aty pranë. Dyshimet e para janë se viktima vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.
Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/