Aktorja Monika Lubonja dhe sportisti Arbri janë të nominuarit e kësaj jave dhe mbrëmjen e sotme pritet që njëri prej tyre të lërë shtëpinë.
Mirëpo në një bisedë me Ilirin, Arbri ka bërë një deklaratë të papritur. Ai u shpreh me bindje se asnjëri prej tyre nuk do ta lërë sot shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.
“Unë mendoj se nuk del njeri sot, të premten, jemi shumë pak veta pastaj”, tha Arbri.
Nuk dihet ende nëse kjo ka qënë një kërkesë e produksionit apo jo që arbri të shprehej në këtë mënyrë apo ai është shprehur nga mendja e tij.
Në fakt asnjëri nga banorët nuk e di këtë fakt pasi edhe ai vetë nuk është se ka rënë në sy edhe ka thënë dicka, çdo gjë mbetet për tu parë mbrëmjen e sotme se çdo të ndodhë me të vërtetë në këtë spektakël shumë të ndjekur .
/Priza.al/