Ia kërkoi dhe Shqipërisë/ Zelensky thirrje: Mos lejoni turistët rusë të vijnë te ju

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje vendeve të perëndimit në lidhje me turistët rusë.

Zelensky ka kërkuar që vendet perëndimore të mbyllin kufijtë për të gjithë rusët, pasi sipas tij popullsia ruse duhet të mbahet si përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina sot.

“sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve, sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër, duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre. Popullsia zgjodhi këtë qeveri dhe ata nuk po e luftojnë atë, nuk po debatojnë me të, nuk po i bërtasin”, tha ai.

Kujtojmë se edhe vendi ynë nuk ka ndaluar e turistëve rusë, pavarësisht kërkesës së presidentit Zelenksky.

Kujtojmë se në një fjalim përmes video-lidhjes me parlamentin e Shqipërisë disa muaj më parë, Zelensky kërkoi ndalimin e turistëve rusë në Shqipëri.

“Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi te ju, ndoshta janë vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariupolit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, tha presidenti Zelensky para deputetëve të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *