Ia mbathi në bahçen e fqinjëve por qeni ia bën ‘gropën’/ Shqiptari në Angli mohon akuzat: Unë? Jo!

Një 25-vjeçar shqiptar  ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat e huaja bëjnë me dije se shtetasi Amarildo Hysaj ia mbathi me vrap nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët e policisë zbarkuan në banesën e tij në Mansfield Woodhouse.

Mësohet se shkak për këtë është bërë ‘kapja në befasi’ nga policia e cila i shkoi në shtëpi pasi ky i fundit kishte një kohë të gjatë pa paguar faturat e energjisë elektrike dhe të gazit. Por kur arritën të futeshin në banesë, ata ndjenë kundërmimin e erës së kanabisit. Sakaq shqiptari u fut në koshin e plehrave për t’iu fshehur policisë, megjithatë nuk ia doli, pasi efektivët e policisë e arrestuan.

Dhe ndoshta mund t’i kishte shpëtuar arrestimit, nëse nuk do kishte qenë për Yogin, qenin e policisë. Kur u arrestua, 25-vjeçari u tregua i kujdesshëm që të mohonte përgjegjësinë për drogën duke thënë: “Unë? Jo”.

Emigranti shqiptar ka mohuar se ka kultivuar drogë në banesë, edhe pse në shtëpinë e tij u gjetën 150 bimë kanabisi të fshehura në dhomat e gjumit dhe garazhin .Droga kapte vlerën e rreth 130 mijë paundëve, ndërsa Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës. Hysaj u shpall fajtor të mërkurën e 22 qershorit nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me depërtimin drejt Shqipërisë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *