“Ia pres veshët nëse nuk pranon”, Beniada ka një paralajmërim për Donaldin

Ish-konkurentja e BBV, Beniada Nishani, tashmë është bërë pjesë e rubrikës “N’Trip” në “E diell” ku teksa udhëton në vende të ndryshme me Argjira Spancën interviston edhe figura publike.

Në një moment gjatë intervistës, bukuroshja bionde përmendi Donald Veshajn, si një nga personazhet që do donte ta kishte në emision. Në këto momente u ngacmua nga moderatori i njohur, Isli Islami, se aktori i humorit mund t’i thotë “Jo’.

Beniada kishte gati ‘paralajmërimin’ publik për Donaldin: “Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *