Zlatan Ibrahimovic thotë se është i vendosur të luajë për aq kohë sa të mundet.
Sulmuesi i AC Milan është me skuadrën e Suedisë këtë javë.
“Të largohesh nga Milani pas titullit do të ishte shumë e lehtë”, tha ai.
“Nuk ishte një fund që do të më përshtatej.
Unë jam këtu për të bërë diferencën, nëse jo nuk do të isha këtu.
Nuk dua të flas për moshën time, kam shumë për t’u treguar atyre që menduan se kisha mbaruar se e kishin gabim.
“Kam pasur tre operacione në 14 muaj, por ka pasur një moment kur gjuri nuk po përmirësohej.
Unë isha në tunel dhe nuk mund të shihja dritën në fund të tij, por për fat gjërat janë përmirësuar”, vazhdoi ai.
“Unë kurrë nuk dorëzohem. Sfidat më japin adrenalinë. Edhe ju gazetarët më keni ndihmuar në fillimet e karrierës sime. Kur isha i ri, shkruanit se isha ndryshe, egocentrik dhe ngatërrestar.
“Unë u festova si golashënuesi më i vjetër në Serie A, por nuk dua rekorde sepse jam i vjetër, i dua sepse jam vetvetja.
“Unë isha duke darkuar me ekipin dje dhe u thashë: ‘Ju mendoni se jam budalla, çfarë jam duke bërë këtu në moshën time? ‘Por do të shihni që koha fluturon dhe kur të jeni afër të 40-tave, do të keni frikë të lini futbollin. Pothuajse do t’ju zërë paniku, ndaj shijoni atë që keni tani.”