Ibrahimaj për Bordet: Do vazhdojmë t’i mbajmë në funksion

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar në lidhje me Bordin e ushqimeve dhe karburantit.

Ibrahimaj pohon se bordet do vazhdojnë të jenë në funksion për sa kohë që vendi do ndikohet nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të bursave për karburantet dhe çmimet ushqimore.

“Ky vendim nuk përkon me politikat tona afatgjata. Ne jemi qeveri që mbështete tregun e lirë. Megjithatë në kohë të jashtëzakonshme duhen marrë vendime të tilla. Nga analizat  që kemi bërë të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre mirë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për sa kohë që do të jemi të ndikuar nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të bursave për karburantet dhe çmimet ushqimore”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *