Ibrahimaj: Qeveria ka parashikuar të risë parametrat ekonomik në 3.7%

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj a njoftuar përfundimin e diskutimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar në lidhje me Artikullin e Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare.

Ibrahimaj në ‘Facebook’ shkruan se ekonomia ka arritur të përballojë me sukses krizat.

Sakaq thekson se qeveria ka rishikuar të risë projeksionin ekonomik në 3.7%, nga 3.2% që ishte në fillim të luftës.

Postimi i plotë:

Pas dy javësh përfunduam me sukses diskutimet me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të Artikullit të Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare.

?Me shefen e misionit Yan Sun dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilluam konferencën e përbashkët për shtyp, ku bëmë një analizë të ecurisë së ekonomisë dhe financave shqiptare, si dhe prezantimin e rekomandimeve të FMN-së, një referencë e rëndësishme për vijimin e politikave tona.

?Theksova se ekonomia ka arritur të përballojë goditjet e vazhdueshme dhe se pothuajse të gjithë sektorët kanë performuar pozitivisht.

?Kemi rishikuar në rritje projeksionin tonë ekonomik në 3.7%, nga 3.2% që ishte në fillim të luftës, ndërsa do të vijojmë të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe të kemi plane alternative përshtatjeje, për çdo situatë të papritur.

?Falënderova ekipin e FMN-së për frymën e bashkëpunimit dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje për të realizuar reformat e rëndësishme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *