Ideja e re e Lori Hoxhës/ Edi Manushi dhe moderatorja Ori Nebiaj bëhen bashkë, ja për çfarë projekti…

Në një bisedë me “Goca & Gra”, producenti Edi Manushi dhe moderatorja Ori Nebijaj ndanë më shikuesit disa detaje për programin “Ëndërrtjerrësit”, i cili lindi si ide nga Lori Hoxha dhe është kuruar nga Ledion Liço.

“Programi do të ndërtohet] mbi bazën e arkivave, sepse Top Channel ka një arkivë të kuruar, është një takim brezash, në formën e një ribashkimi, takim me njerëzit që kanë nisur këtu eksperiencat e tyre të para,” tha Manushi.

“Qëllimi dhe ëndrra që tirret në këtë emision, në këto puntata speciale për 20 vite Top Channel, janë kryesisht të gjithë ata të cilët kanë qenë një gur i rëndësishëm, që prej ditës së parë kur Top Channel ka dalë live në transmetim e deri më sot. E kemi fokusin tek ata që duhet të jenë sepse kanë qenë shtyllë edhe bazë për themelimin,” shpjegoi Ori.

Programi do të përcjellë pamje të 20 viteve Top Channel, nga vizioni i themeluesit të ndjerë Dritan Hoxha, te transmetimet e para e te shumë ngjarje të prapaskenës.

“Ka shumë emocione që personazhet rrëfejnë, që nga dalja e parë në transmetim e gjithçka ndodhi pastaj në një revolucion shumë të madh në 20 vite televizion, por ka shumë argëtim dhe të qeshura me situata dhe momente nga më të ndryshmet, me kujtimet që ata kanë,” u shpreh Ori.

“Ëndërrtjerrësit”, nën moderimin e Ori Nebijaj, do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Bashkëshortja e Edi Manushit mban meritat për mënyrën si i trajton ai gratë në televizion - TV Mania

Ori Nebiaj flirty vip, mentions the names of men who have excited him

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *