Ideale në kohë virozësh/ Receta e supës me lëng turshish

Receta e rekomanduar nga ne për darkë është supa e përgatitur me lëng turshish, e cila do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin sapo ta provoni.

Receta përgatitet me lëng turshish dhe mund ta shoqëroni me bukë të thekur dhe perime të pjekura.

Përbërësit:

  •  4 kastravecë turshi
  • 2 filxhan çaji me lëng kastraveci turshi
  • 2 patate mesatare të prera në kubikë
  • 2 karota të prera në kubikë
  • 2 lugë gjelle miell gruri
  • 600 ml lëng pule (ose ujë)
  • 1 filxhan çaji me qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, majdanoz i freskët

Përgatitja:

Si fillim vendosni tenxheren në zjarr me gjalpë, ku do të shtoni karotat e patatet e prera në kubikë.

Më pas shtoni kastravecët dhe shtoni lëngun e pulës ose ujë, lëngun e turshive dhe lërini të ziejnë sa të marrin një valë dhe patatet e karotat të jenë zbutur. Pasi të shihni që supa është zier shtoni miellin dhe pak qumësht dhe trazojeni mirë që të mos krijohen kokrriza. Hidhni pak majdanoz dhe piper.

Ju bëftë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *