Identifikohen 5 autorët e pengmarrjes së 28-vjeçares në Tiranë mes tyre edhe partneri (Emrat)

 

Gleard Gusholli është personi i cili mori peng bashkëjetuesen e tij në Tiranë. 31-vjeçari është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta.

Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi, të cilët janë: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej.

Të pestë, ishin banues në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij.

 

E dhunuar nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja i nënshtrohet operacionit

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *