Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës së sotme në qytetin e Kuçovës. Policia bën me dije se pas një konflikti të castit është qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit Denald Grymshit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Të përfshirë në ngjarje kanë qenë 4 të rinj të cilët janë shpallur në kërkim.
I riu është paraqitur në spital rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme. Më pas policia ka organizuar punën hetimore dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, Ledio Serdari, 22 vjeç, Albion Thoma 22 vjeç, Vasil Prendi 23 vjeç dhe Arben Tabaku, të katërt banues në Kuçovë.
“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1 Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.