Identifikohen viktimat e sulmit në Michigan/ Studentët rrëfejnë tmerrin: Kur dëgjuam të shtënat me armë…

Është zbuluar identiteti i tre viktimave që u vranë sot në një shkollë në Michigan të SHBA-ve.

Ata janë 14-vjeçarja Hana St Juliana, 16-vjeçari Tate Myre dhe 17-vjeçarja Madisyn Baldwin.

Në lidhje me këtë ngjarje, kanë folur edhe studentët të cilët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë. Ata shprehen se gjatë sulmit kanë krijuar barrikada me tavolina dhe dyer në përpjekje për ti shpëtuar sulmit makabër.

‘Dëgjuam të shtëna dhe në këtë moment, mësuesi vrapoi të mbyllte derën e klasës, ndërsa ne menjëherë u ulëm poshtë bangave dhe krijuam me to barrikada për tu vetëmbrojtur, në rast se autori do hynte tek ne. Morëm në duar makinat llogaritëse dhe gërshërë që në rast se autori do të vinte drejt nesh, të mundeshim ta qëllonim me to’, u shpreh njëri nga studentët.

Ndër të tjera të plagosur kanë mbetur edhe tetë persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital.

Policia bën me dije se autori i dyshuar 15-vjeçar refuzon të bashkëpunojë me ta për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi vendin këtë të martë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *