Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Ksamil, 21-vjeçari me precedent të mëparshëm (Emri)

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e plagosjes së trefishtë në Ksamil ditën e sotme.

Mësohet se është shpallur në kërkim Gjergj Arapi 21-vjeç banues në fshatin Shendelli.

Gjithashtu bëhet me dije se 21-vjeçari është me precedent penal i arrestuar në vitin 2016, pasi në banesë në atë kohë i është gjendur një kallashnikov me 56 fishekë.

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë me disa persona të tjerë . Sakaq policia vijon hetimet për identifikim e autorëve të tjerë.

Kujtojmë se të plagosur mbetën biznesmeni 49-vjeçar Adriatik Ahmeti, Flamur dhe Luli Ahmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *