Është identifikuar kufoma e gjetur ditën e sotme në një rezervuar në një fshat të Dibrës. Ajo është Shpëtime Shehu, e vitlindjes 1995, nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot.
Paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni. Paraditen e kësaj të premteje ajo u gjet e mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenzë në Njësinë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës.
Policia e Dibrës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.