Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama përdor fjalor banal ndaj opozitës, pasi sipas tij, ai nuk ka çfarë të thotë tjetër. Ai tha se Rama gënjen kur thotë se do të bëjë fushatë me kosto të ulët.
Sipas Shehajt, kosto e vërtetë e fushatës janë shpenzimet e PS-së në raport me mediat apo analistët që përcjellin mesazhin politik.
“PD bën atë që ka bërë gjithmonë, ka hapur fushatën për të bërë bashkë demokratët dhe për të prezantuar kandidatët. Rama gënjen kur thotë që do bëjë fushatë me kosto të ulët, pasi nuk ka fushata të tilla. Pushteti ka mundësi pa limit për fushatën, kostoja e vërtetë janë shpenzimet në raport me mediat apo analistë që përcjellin mesazhin politik.
Rama thotë idiot, budalla, gomar, qenë. Shan e fyen opozitën. Kur s’ke çfarë thua…”, u shpreh Shehaj./News24