Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idriz ka folur këtë të premte në lidhje me porcesin për zgjedhjen e presidentit.
Idrizi tha se ky i fundit duhet të jetë me ekperiencë politike, si dhe palët kanë rëndë dakord se tashmë ndodhen në process kushtetues.
“Është detyrim kushtetues në mënyrën se si sillet Presidenti që në tre raundet e para duhet për konsesnus. Shqiptarët kanë nevojë për President konsensual. Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë me eksperiencë politike.
Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues”, tha ai.