Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë në Durrës për të diskutuar vizionin mbi qytetin.
Cara shkroi në rrjetet sociale se qyteti nuk mund të zhvillohet pa idetë e tyre, që njohin më mirë se cilido, problematikat e shumta, po aq sa dinë të ofrojnë zgjidhje.
“Bashkë bëjmë ndryshimin”, shkroi Cara në postimin e publikuar në Facebook, teksa ndau dhe foto nga takimi.