Mbrëmja e djeshme e “Dance Albania” është shoqëruar me debate të forta. Protagonistët e sherrit në studio ishin Ilir Shaqiri dhe Igli Zarka. Respektivisht, balerini në rolin e kryetarit të jurisë dhe Igli në atë të konkurentit.
Pas performancës së Iglit, Ilir i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë dhe se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim. Pas deklaratës së Ilirit, Igli i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten. Në fund të mbrëmjes, aktori u eleminua.
Mirëpo debati nuk është mbyllur këtu. Së fundmi Zarka ka reaguar në Instagramin e tij, ku qartë thumbon hapur Ilir Shaqirin. “Më në fund i lirë, por jo i lirë!”-shkruan Igli në Instastory.
Kujtojmë që kjo përplasje e dyshes vjen pas marrëdhënies së tyre jo të mirë në “Big Brother Vip”. Ndonëse ka kaluar një vit nga përfundimi i reality-show-t, duket se marrëdhënia e tyre nuk është rregulluar.
Edhe pse qëndrimi i aktorit nuk zgjati shumë, ai dhe Ilir Shaqiri u përplasën disa herë teksa pas daljes Igli Zarka mbështeti publikisht Donald Veshajn.