Moderatorja Aulona Musta eështë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku poston shumë foto dhe video, ku dhe merr shumë komente nga ndjekësit e saj, duke përfshirë këtu edhe ato negative të cilat moderatorja ka vendosur që ti përgjigjet.
Në një video të publikuar në rrjetin e saj Tik-Tok, Aulona i ka kthyer përgjigje një komenti të një ndjekësi.
“Je vërtet shumë e shëmtuar, pse i fshin komentet negative?”- shkruan ndjekësi.
Moderatorja i është përgjigjur me një video të realizuar më Tik-Tok, ku ironizon ndjekësin në fjalë.
“Zemra ime jo vetëm që nuk fshi komente, po të nxjerr edhe në tabelë nderi, sa e mirë që jam. Të jap mundësin të shijosh edhe ti një gjë të bukur, nga dita jote, nga jeta jote, se jam e sigurt që klumi i lumturisë që ke ky është apo jo. Të komentosh me profil fallco në TikTok kaq. S’besoj se bën ndonjë gjë më të bukur në jetë. Ditë të mbarë!”- shprehet Aulona gjatë videos.
Moderatorja e njohur është një ndër personazhet e njohura për publikun shqiptar më e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ajo ndan shumë çaste nga jeta e saj, por jo të gjitha janë pritur mirë.
Ka patur disa ndjekës që e kanë kritikuar Aulonën për fotot që ka zgjedhur që të ndajë me ta ku nuk kanë munguar gjithashtu komentet.
“Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon vetën në pasqyrë”, i shkruajti kohë më parë një ndjekës moderatores, teksa ajo nuk ka duruar dhe i është përgjigjur duke shpërthyer kundër saj.
“Idiote ik ti, se unë jam në shtëpinë time, ti ke ardhur e padëshiruar”, i përgjigjet Aulona, e cila herë pas here nuk ua përton fansave që e ofendojnë, që t’u përgjigjet.