Që kur hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beniada dhe Arditi, u afruan shumë me njëri-tjetrin. Madje fillimisht u tha se mes tyre mund të lindte ndonjë histori dashurie, por që këto aludime u hodhën poshtë nga modelja bukuroshe. Ata u zgjodhën edhe si çifti i parë për dasmën e mbajtur brenda shtëpisë, ku nuk mungoi një puthje në buzë. Por hyrja e vajzave të reja ka shkaktuar dhe xhelozi.
Mbrëmjen e djeshme Beniada u bë xheloze që Arditi po qeshte e po rrinte me Beatrixin ndërkohë që banorëve të tjerë u tha se po bënte lojë.
‘Ik te Beatriksi ik, një e dy ngele tu e pa, ik te ajo ik se sa erdhi ajo u gjallërove, e kape, e puthe, ik tani’, i tha Beniada Arditit.
Megjithatë kur po qëndronte veçmas me Arditin, modelja i tha se e nisi si lojë, por sërish nuk i vjen mirë kur e sheh me dikë tjetër.
‘Po u tallja, por një çik ato gjërat që thashë i mendoj’, i tha Beniada mikut të saj.
/Priza.al/