Ajo në skenë dhe për skenën i bënte të gjitha! Ishte e jashtëzakonshme dhe me një energji të pashtershme! Spektakli dhe skena televizive italiane nuk mund të kuptohet dot pa të, pasi ajo e mbushi atë me frymën e saj dhe i dha famë e jetë.
Por ja që si çdo gjë e bukur në Tokë, edhe DIVA-ve të skenës një ditë u afrohet ora për të ikur nga ky stacion i përkohshëm por i bukur.
E tillë ishte edhe Raffaella Carra, e cila sot është nisur për të dhënë spektaklin e saj Hyjnor.
Carra u shua në moshën 78-vjeçare dhe lajmin për ikjen nga kjo jetë e kabnë dhënë tashmë të gjithë mediat në Itali, duke shprehur dhimbjen e thellë për artisten e njohur italiane që më shumë se çdo kujt do t’i mungojë ekranit italian.
“Raffaella na la. Iku në një botë më të mirë, ku humanizmi i saj, e qeshura e saj dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”. Me këto fjalë Sergio Japino, ka dhënë lajmin e trishtë duke ju bashkuar kështu dhimbjes së nipave të dashur Federica dhe Matteo, Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, të miqve të saj të përjetshëm dhe bashkëpunëtorëve më të dashur.
Ajo është autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma, si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura televizive si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”, ku dhe ka shkëlqyer pas asnjë diskutim.
Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm të muzikës së lehtë italiane “Sanremo”, si dhe ka marrë pjesë në “Eurovision”.
Raffaellan sot nuk e ka humbur vetëm familja dhe miqtë e saj, por e gjithë Italia. Ajo do të mbahet mend gjithmonë për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse, zërin e veçantë dhe si bjondja më e famshme e skenës dhe ekranit Italian.
/Priza.al/