‘Ikën sa e përmenda’ Berisha-ministrave: A ju ka ardhur Rozeta në shtëpi?

Në seancën e parë parlamentare të këtij viti mori fjalën edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pas përfundimit të kohës së tij, ai bllokoi sërish foltoren e Kuvendit dhe u fut në një lidhje ‘live’ në rrjetin social “Facebook” ku risolli në vëmendje rastin e pastrueses që i vodhi zyrtares 120 mijë euro në shtëpi. Të akuzuarës iu gjetën e 400 mijë euro të tjera që sot nuk kanë një pronar. Këto para Berisha akuzoi se u përkasin ministrave, që sipas tij kanë vjedhur shqiptarët.

“Po rozetën e morët me vete apo jo? Merreni me vete. Ulsi, këta të tutë thonë për ty. Sa dolën eurot e Rozetës ia mbathën. O Niko hajde bëj be që s’ka ardhur në shtëpinë tënde” – tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij ‘live’ në “Facebook” Berisha e konsideroi paralmentin një dhunues amoral të Kushtetutës.

“Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat, në çdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej kur e bën një ish kryeministër, por ju nuk guxoni se kreu juaj kryeson një organizatë kriminale, se keni të mbushur frigoriferët dhe tubat me paratë e shqiptarëve. Niko thonë edhe për ty që Rozeta të ka hyrë në shpi? A mund të pyes unë Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde. Ulu Ulsi? Ku është Ballukja, a ka ardhur Rozeta? Kujt i janë 400 mijë eurot. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar që ne tu kontrollojmë” – tha Berisha.

Seanca e sotme zgjati për rreth 30 minuta, ku kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla prezantoi prioritetet për këtë sesion të tij, e ku u mbaj një fjalë përshëndetëse nga kryetarët e grupeve parlamentare. I vetmi që foli ishte kreu i grupit socialist Taulant Balla me një mesazh sensibilizimi për banorët e Klosit, më të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *