Ikin dritat në Kuvend! Agalliu shkrep foto, reagon Balluku: Na bëj dhe një në shtëpi ndoshta dalim më mirë

Mbledhja së Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantua projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga ministrja Balluku dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela, dështoi pasi u fikën dritat.

Teksa po diskutohej mes administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela, ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut dhe deputetëve të pranishëm, në sallë ka rënë terri. Fillimisht situata u prit me të qeshura nga vetë Çela, i cili analizoi problemin, por përplasjet nuk munguan.

Ministrja Balluku debatoi me deputetin demokrat, Arbi Agalliu, i cili shkrepi një foto për të treguar ironinë lidhur me faktin se teksa diskutohej për të marrë borxh, OSHEE nuk siguron dot as dritat në Kuvend.

Ikja e dritave në godinën e Kuvendit bëri që mbledhja e Komisionit të vijonte për disa minuta në errësirë, por që ndërkohë kamerat dhe mikrofonat e Kuvendit vijonin të ishin ende të ndezur.

Në këtë moment, deputeti i PD, Arbi Agalliu i ka bërë një foto në errrësisrë ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, ç’ka u bë pikënisja e debatit.

Balluku i kërkoi deputetit demokrat të ruante etikën dhe të mos bënte foto, por të përqëndrohej në punën e komisionit.

Pjesë nga debati

Belinda Balluku: Më fal një sekond tani, kjo është qesharake. Ti nuk bën dot foto tani. Nuk është etike çfarë po bën. Ne sot kemi ardhur në Komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale nëse ti ke ardhur të bësh foto kjo është një gjë tjetër.

Arbi Agalliu: Ke frikë nga foto?

Belinda Balluku: Po ç’a frike nga foto, unë dal dhe mirë në fotot mos na qaj hallin. Frikë thotë. Është turp mungesë etike nga ana jote

Arbi Agalliu: Kujt ia tregon ti etikën?

Belinda Balluku: Absolutisht ta tregoj dhe ty etikën.

Arbi Agalliu: Po kush je ti?

Belinda Balluku: Unë jam ajo që ti sapo i bërë foto. Pse po na nxjerr foto?

Arbi Agalliu: Po të nxjerr foto se duhet të jesh live këtu

Belinda Balluku: Po pse punojnë mikrofonat atëherë?

Arbi Agalliu: S’është përgjegjësia ime as për mikrofonat as për dritat

Belinda Balluku: Na bën foto. Na bëj dhe një foto në shtëpi ndoshta dalim më mirë…

Eduard Shalsi: Ndërpres mbledhjen, ndërpres mbledhjen!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *