Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia janë të vendosur mëngjesin e sotëm pranë hotelit në Dhërmi ku pritet që të bëhet shembja me eksploziv.
Shembja e hotelit do të bëhet me shpërthim të kontrolluar dhe pse akoma nuk ka një afat kur do të ndodhë shpërthimi. Sakaq sot pritet të nisë puna për hapjen e vendeve ku do te vendoset eksplozivi.
Hoteli është në pronësi të Fjorentin Belit, mik i Fredi Belerit dhe është ngritur anës detit në zonën e Dhërmiut