Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës mëngjesin e ditës së sotme për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.
Ajo nuk ka pranuar vlerën e dhënë për shpronësim dhe ka hipur në tarracën e ndërtesës dy katëshe prej ku shprehet se do të kundërshtojë me çdo kusht shembjen.
Ndërkohë janë shtuar forcat e policisë që kanë rrethuar zonën. Hoxhaj shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe i zotëron të gjitha dokumentet e rregullta me vendim gjyqësor.
Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtesës mësohet se po bëhet për të hapur një rrugë lidhëse me Lungomaren e Vlorës./ReportTv