Nuk ka të ndalur vala e dorëheqjeve të drejtorëve në radhët e PS Shkodër. Ditën e sotme mësohet se ka dorëzuar dorëheqjen drejtori i IKMT-së, Ilir Niklekaj, për motive ende të paqarta. Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë IKMT-në e Shkodrës në vijim. Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës.
Ndryshimet në IKMT vijnë ndërsa në bregdetin e Shkodrës ka nisur aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.