Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka nisur mesditën e kësaj të Mërkure, shembjen e një biznesi në Dhërmi.
Në objektin në fjalë mësohet se aktualisht nuk ndodhen familjarët, por janë njoftuar nga fqinjët për këtë aksion.
Ndërkohë pronarja e biznesit, në një prononcim për mediat shprehet se shembja është e paligjshme pasi objekti është në proces legalizimi dhe nuk kanë asnjë njoftim për shembjen.