Çifti i dashur për publikun, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj po kalojnë disa ditë pushime në Theth, mirëpo duket se këngëtares i ka ndodhur një incident.
Ajo është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën, gjë të cilën ajo e ka postuar vetë në InstaStory, ku duket dhe gjuri i fashuar.
“U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina”.
Megjithatë, ky incident nuk e ka penguar Enin të shijojë pushimet e lumtur në krah të dashurisë së zemrës.
/Priza.al/