Ilir Meta: Bashkitë moniste 0 transparencë, modeli ynë…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ka një dallim të madh mes modelit që ofron opozita dhe atij që ofron qeveria.

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se vetëm Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Bardh Spahia i ka publukuar të gjitha vendimet, ndërsa në bashkitë e tjera, sipas tij ka zero transparencë.

Ai shtoi se opozita do të fitojë në 14 maj jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i Metës:

Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të “Rilindjes”. Është raporti me transparencën. Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj z.Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.

Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithëpërfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve.

Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *