Prej tre orësh ka dal nga ambientet e SPAK-ut kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Meta ka përfunduar dëshminë e tij dhe u shpreh se është pyetur për veprime të të tjerëve.
“Në vend të ndalojë aferën e portit të Durrësit, PPP, merret me përrallat e laraskave të tij”, tha Meta.
Ai gjithashtu shtoi se është marrë në pyetje në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit.