Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur, në një intervistë të dhënë, se opozita do të dalë e fituar nga zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, qeveria duhet të ishte larguar me kohë, pasi qëndron në pushtet në mënyrë jolegjitime.
“14 maji do jetë test i rëndësishëm për demokracinë tonë, për opozitën”– u shpreh Meta.
Lidhur me situatën në Partinë Demokratike, Meta vlerësoi punën e Berishës në krye të saj dhe kontributin e tij përgjatë viteve.
“Berisha është një legjendë me kontribute të jashtëzakonshme në 32 vite në historinë e vendit tonë. Aktualisht po bën një punë shumë të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe rivendosjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë..Berisha ka disa cilësi të karakterit që nuk i kanë shumë persona, nuk ka patur dhe s’ka nevojë të jetë kryetar që të jetë lider, pasi është një lider i lindur..I ka bërë shërbime të mëdha demokracisë në vend, rikthimin e tij në PD, rikthim transparent. Po flasim për procese që janë zhvilluar në prezencë të qytetarëve, mediave dhe është konfirmuar në mënyrë legjitime si lider” – tha Meta.
Përplasjet brenda Patisë Demokratike, Meta i cilësoi si të stisura nga kryeministri Rama, që sipas tij qeverisjen e ka bazuar te përpjekja për të korruptuar politikanë të opozitës dhe përçarë atë sa të jetë e mundur.