Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në festimin e jubileiut të Platinit të Madhërisë Elizabeta II, e Britanisë së Madhe.
Ai shprehet se e bashkohet me festimet e gëzimin e popullit britanik, të Commonwealth de që e konsiderojnë Mbretëreshën dhe familjen mbretërore si element thelbësor të historisë dhe traditës.
Statusi:
I nderuar të isha sot në festimin e jubileut të Platinit të Madhërisë së saj Elizabeta II e Britanisë së Madhe.
Në këtë ngjarje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror, bashkohem me gëzimin dhe festimet e popullin britanik, të Commonëealth dhe më gjerë që e konsiderojnë Mbretëreshën dhe familjen mbretërore si element thelbësor të historisë dhe të traditës si dhe festimet e këtij jubileu unik si mënyra më e denjë e shprehjes së patriotizmit dhe krenarisë kombëtare.