Ekspozita për çamët, ‘shpërthejnë’ mediat greke: Provokuese!I kërkojmë shpjegime Presidentit

Një ekspozitë e titulluar “Vështrim historik etnokulturor i Pellzagjisë-Epiri-Thesproti-Çamëri”, ka sjell reagime nga Greqia.

E përditshmja greke Protothema shkruan se autoritetet në Greqi e quajnë provokim mbështetjen që i ka dhënë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ekspozitës të iniciuar nga Akademia “Rrënjët shqiptare” dhe fondacioni “Çamëria Hasan Tahsini”.

“Provokues, Ilir Meta shfaqet mes hartave dhe fotove që flasin edhe për gjoja pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia!”, kështu shkruhet në artikullin e publikuar nga “Protothema”.  “Ekspozitë” provokuese në të cilën prezantohen foto dhe harta për të ashtuquajturin “gjenocidi i çamëve” por edhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”, shkruan Efimerida.

Në këtë frymë kanë shkruar thuajse të gjitha mediat greke, te cilat botojnë edhe foton e presidentit Meta duke ndjekur ekspozitën. Sipas këtyre mediave, Ambasada Greke në Shqipëri ka reaguar ashpër duke kërkuar nga presidenca sqarime lidhur me këtë ekspozite.

Ekspozita përkujtimore e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, është e aksesueshme për publikun prej disa ditësh në kangjellat e presidencës, ku çdo kalimtar përmes fotove dhe hartave mund të rikujtojë një pjesë të historisë. Mediat greke kanë reaguar sot, ndërsa ende nuk kemi një reagim zyrtar nga presidenca.

Po ashtu kjo media ka publikuar dhe disa foto ku shihet Presidenti Ilir Meta dhe stafi i tij bashkë me organizatorët e ekspozitës duke parë fotografitë dhe hartat për Çamërinë që janë të vendosura në murin e jashtëm të presidencës.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *