Ilir Meta uron fëmijët për 1 Qershorin me vargjet e Naim Frashërit

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve nuk ka munguar urimi i Presidentit të Republikës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto ku shihet në mesin e vogëlushëve, ndërsa thekson se ata duhet të rriten në një Shqipëri të barabartë, e një mjedis të shëndetshëm, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre. Ai shprehet i gëzuar që ju bashkua festës dhe uron përzemërsisht të gjithë prindërit.

Gjithashtu Ilir Meta ka zgjedhur të shoqërojë urimin e tij me disa vargje të poetit të madh, Naim Frashëri.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!”

Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!

Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *