Banorët janë pjesë e një tjetër prove, të cilën në fakt e kemi parë edhe vjet, ku “Vëllai i Madh” iu kërkon banorëve të mos kenë asnjë reagim rreth gjërave që ndodhin përreth tyre, apo personave të tjerë që shikojnë në shtëpi, që nuk janë banor.
“I ftuari” i parë ishte Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të kaluar të “Big Brother Vip”. Kur Iliri hyri në shtëpi, ishte Olta Gixhari ajo që nuk duroi dhe vendosi ta takojë balerinin, duke thyer kështu e para rregullat e lojës. Pas Oltës, edhe banorët e tjerë e takuan Ilirin, madje edhe biseduan së bashku.
Pyetja e parë që i bëri Olta është “çfarë bëhet jashtë”, ndërsa vijoi duke justifikuar thyerjen e rregullit, duke thënë se “më mirë i prishim kështu se sa duke sharë”.
Kiara kundërshtoi veprimin e Oltës, e cila prishi lojën dhe kaq mjaftoi që vajzat të debatojnë me tone të ashpra. Olta tha se kishte shumë dëshirë ta takonte Ilirin dhe nuk shfaqi ‘pendesë’ për veprimin e bërë.
Luizi i ofroi atij një cigare teksa pa humbur kohë nisi bisedën me banorët e tjerë. Ndaj tij nuk ka munguar dhe kurioziteti i banorëve për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audienca.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Kush ka hyrë i parë do dalë i fundit.
Luizi: Olta ka hyrë.
Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta do jesh i pari në fund.