‘ILIR SULI KU NDODHET SOT?’ Rama i “ndërsen” komentuesve ministren e Arsimit: Publiku u manipulua

Është për tu habitur se si Kryeministri Edi Rama merret në mbrojtje nga Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit Evis Kushi e cila guxon t’ju përgjigjet komentuesve por që prej ditës që është vendosur në atë post ka shmangur llogaridhënien para mediave duke i shmangur këto të fundit në maksimum.

Të vetmet komunikata që kryen Kushi janë me shkrim nëpërmjet zyrës së shtypit apo me kaseta të bëra gati për transmetim.

Ministrja Kushi, u është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampionit Ilirian Suli, ku një komentues në postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama e pyet se “ku ndodhet sot Ilir Suli”.

“O zoti kryeminister na thuaj pak per ILIR SULIN KU NDODHET SOT TI NUK ISHE MINISTER ATEHERE I BRAKTISE”, shkruan një komentues.

Ministrja Kushi, ka reaguar duke iu përgjigjur ajo në vend të kryeministrit, pasi sipas saj ky i fundit ka kohë që ka hequr dorë nga replikat në rrjetet sociale.

Kushi i përgjigjet komentuesit duke i thënë ndër të tjera se Suli, ish-kampion i peshëngritjes, ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.”

“Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, shkruan ministrja.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *