Rrethi po ngushtohet, e gara e “Big Brother Vip” po i afrohet fundit. Banorët që janë ende në konkurrim ndodhen aty që prej 5 tetorit, datë e cila përkon me fillimin e këtij spektakli gjigant.
Publiku këto muaj ka krijuar një ide për të preferuarit, e dëshirat e tyre i kanë shprehur edhe përmes televotimeve.
Preferencat, kryesisht lidhen me pëlqimet e personaliteteve dhe vendimeve që banorë të caktuar kanë marrë brenda shtëpisë së famshme. Ne do bëjmë një ndarje se si lidhet preferenca juaj, me psikologjinë që ju keni.
Pëlqeni Donaldin:
Jeni një njeri energjik. Përcillni pozitivitet dhe batutat ju vijnë për shtat. Debatoni me tone të larta dhe nuk i duroni padrejtësitë. Keni besim në atë që bëni dhe dini si të merrni gjërat qe doni. Nxitimi është ajo që ju disavantazhon, megjithatë dini të dilni mjaft mirë nga situatat.
Monika:
Pëlqeni paqen dhe harmoninë. Dëshironi të bëni njerëzit e lumtur dhe jepni shumë nga vetja. Shpesh nuk merrni aq sa dhuroni. Falni, por nuk harroni e mbi te gjitha keni një strategji që gjithmonë ju shtyn drejt fitores.
Iliri:
Disiplina është arma juaj me e fortë. Keni karakter të fortë dhe nuk lëkundeni në situata të caktuara. Ironia ju shkon shumë mirë me veprimet që bëni. Edhe pse e kaloni masën dini si të ruani balancat. Nëse doni një person e vlerësoni maksimalisht. Pranoni fajin, por nuk kërkoni falje sepse në fund të fundit situatat që keni ndërtuar kanë pasur një qëllim.
Arjola:
Jeni persona shumë të fortë. Jeta ju ka sjellë përballë shumë sfida, por keni mundur t’ia dilni mbarë me sukses. Vuani kur njerëzit nuk ju vlerësojne, edhe pse mundoheni ta fshehni. Ka diçka që ju bën të lumtur: Të keni pranë njerëzit e dashur e t’i dhuroni dashuri e përkushtim të pa kushtëzuar.
Beniada:
Të qeshur e pozitivë. Naivë deri në masën që nuk kalon në abuzim. E shikoni jetën plot ngjyra dhe përpiqeni të shikoni mirësinë edhe aty kur nuk duket se ka. Buzëqeshja juaj i bën ballë situatat. Çlirtërsia juaj i bën njerëzit për vete. Keni një defekt: Ndoshta jeni më të mirë seç duhet me njerëz që nuk e meritojnë.
Tani:
Sporti është ajo që doni. S’preferoni të dilni nga zona juaj e konfortit. I shmangeni debateve, por kur përfshiheni reagoni me shumë pasion e zell. Njerëzit argëtohen me ju, por disa cilësi nuk i preferojnë. Por mos u shqetësoni, bota është një oqean i madh e ka vend për të gjjthë peshqit.
Einxhel:
Inteligjentë dhe plot sharm. Njerëzit ju duan, por edhe ju frikësohen. I bëni ballë situatave dhe rrallë i shmangeni debateve. S’para bëni armiq, por kur keni, përdorni çdo armë për ta mposhtur.
Egzona:
Sinqeriteti dhe mirësia është ajo që shtyn njerëzit të qëndrojnë me ju. Pasiguria ju mundon. Dini saktësisht ça duhet të bëni, por shpesh hezitoni. Jeni besnikë dhe falni shumë. Njerëzit duan të qëndrojnë me ju, por edhe stepen. Frika se mos ju lëndojnë shpesh i mundon ata.
/Priza.al/