‘Illyridium Media Grup’ shton titujt në tregun shqiptar, bën pjesë të sajë edhe ‘abc24.al’  

Një media e re i shtohet nga sot tregut mediatik shqiptar dhe kjo do të jetë pikërisht “abc24.al”, një tjetër logo dhe platformë online pjesë e grupit mediatik “Illyridium Media Grup”.

Pas një eksperience tashmë 1-vjeçare të suksesshme me “Priza.al”, në të cilën kanë ardhur në forma ekskluzive shumë lajme dhe investigime interesante mbi skandale të shumta që kanë ndodhur në vend dhe jo vetëm, kompania mediatike “Illyridium Media Grup”, është zgjeruar sot me prurjen më të re që është pikërisht “abc24.al”.

Kjo do të jetë një platformë mediatike po aq e rëndësishme dhe interesante sa dhe “Priza.al”, në të cilën lexuesit do të gjejnë sërish informacione interesante, investigime, aktualitet dhe pa diskutim edhe argëtim dhe rubrika interesante mbi të rejat më të fundit nga vendi dhe bota.

Bordi drejtues i “Priza.al” falënderon ndërkohë pronarin e mëparshëm të kësaj medie (abc24.al), që prej 9 vitesh e ka ngritur, punuar dhe mbajtur në treg këtë testatë.

Por tashmë si pjesë e “Illyridium Media Grup”, portali “abc24.al”, do të mundohet që të vijë më afër lexuesit me forma origjinale, e madje t’i kthejë ata në raportues dhe bashkëpunëtorë të lajmit të parë.

Po ashtu “abc24.al” do të jetë edhe një media transparente, e vërtetë, e paanshme  dhe argëtuese për të gjitha moshat dhe kategoritë, që duan të informohen të parët dhe me cilësi.

Nuk ju mbetet gjë tjetër veç se tashmë ta klikoni dhe ta bëni pjesë të telefonave dhe rrjeteve tuaja sociale këtë portal të ri “abc24.al”. Ju faleminderit!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *