Imami në Gjermani shan Skënderbeun ‘qafir’, reagon Ahmed Kalaja: Ai duhet denoncuar, ka nevojë për kurim…

Imami Ahmed Kalaja ka denoncuar “imamin” arab në Gjermani, Abu Rumaisa, i cili ka përdhosur flamurin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, Kalaja është shprehur se ai nuk është imam, pasi nuk ka asnjë nga vlerat e imamëve. Ai shtoi se Rumaisa nuk ka lidhje me besimtarin dhe as me edukatën qytetare, duke thënë se ka nevojë për kurim. Imami gjithashtu i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe të Kosovës, që ta ndjekin këtë deklaratë të tij, dhe të reagojnë për të.

Postimi i plotë:

Denoncoj “imamin” sepse ai që përdhos një flamur nuk është imam… Ky është parim i pa negociushëm në tërësi e padyshim bëhët edhe më i panegociushëm edhe më i patolerueshëm kur bëhet fjalë për flamurin e vendit tim që simbolizon unifikimin e gjakut në interes të atdheut padallim feje. Imam do të thotë prijës për këtë arsye; Zoti në Kuran quajti profetët e tij me këtë titull.

“Imami” në fjalë para së të vetëquhet “imam” duhet të jetë imam prej vërteti; dmth të ketë kaulifikimin, edukatën, qytetarinë; që duket qartë që këtij i mungojnë. Fjalët e tij që i dëgjuam nē disa portale si fillim i mohova sepse si imagjinoja dot; pastaj kur i dëgjova zbulova se; ishin të vërteta në sajë të përkthimit që më bënë, vura re se:

Atij i mungon kualifikimi më minimal human; fetar po edhe kulturor që loz me ndjenjat e me shumë se 10 miljon shqipëtatëve nēpēr botë. Ai ka shenja të rënda neuroze skizofrenie që ka nevoj për kurim urgjent si edhe mendoj se është pjesë se rrymave ekstremiste. Ai nuk ka lidhje me edukatën qytetare.

Ai nuk lidhje me të qënit një besimtar i denjë e jo më të të qënit imam prijës këta beduinët afrikan i ka dëmtuar liria evropiane. Ai duhet denoncuar; Unë e denoncoj në emrin tim edhe në emrin e xhamisë edhe besimtarëve po edhe padyshim të institucionit që perfaqson zërin e muslimanëve shqiptarë.

Shpresoj që dikush atij tja përkthejë fjalën time edhe ta ftojë në një kërkim ndjese publike ashtu sic publikoi marrëzine e tij. Ambasada Gjermane në Tiranë shpresoj të përcjellë shqetësimin tonë edhe zërin tonë te organet kopetente shtetërore atje duke marrë masa ndaj tij.

Ministria e Jashtme e Shqipërise edhe ajo e Shtetit të Kosovës duhet të ndjekin më tej këtë problem. Kërkoj prej shoqatave shqiptare atje edhe besimtareve atje të reagojnë sa fetarisht; qytetarisht; ligjërisht asesi në gjuhën e dhunës ndaj këtij njeriu që organet kopetente gjermane pas reagimit zyrtar ligjor duhet ti tregojnë vendin. Zot na jep qetësi që gjërat ti menaxhojmë me urtësi! Amin!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *