Imazhi i Ramës në të gjithë Tiranën, PS i përgjigjet KQZ: Kemi marrëveshje me subjektet tregtare

 

Partia Socialiste i është përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendosjen e posterave me foton e kryeministrit Edi Rama në rrugët e kryeqytetit.

Në shkresën e PS, thuhet se posterat janë vendosur në kuadër të marrëveshjeve me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar nga fondet e shpërndara nga KQZ.

Pjesë nga përgjigja e PS drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Lidhur me pikën e parë ju informojmë se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër të procesit të shpërndarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodi Zgjedhor si dhe udhëzimit nr. 6 datë 23.03.2021, të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin gjatë fushatës zgjedhore”. Informacionet e mëtejshme lidhur me procedurat e ndjekura për këtë kontraktim do i bëhen të ditura institucionit tuaj në kuadër të dërgimit të raporteve të detajuara financiare brenda afateve të përcaktuara.

Në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë si subjekt zgjedhor ka porositur afishimin e këtyre posterave reklamues.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *