Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar për herë të parë ditët e para pas shkarkimit nga detyra prej procesit t Vettingut.
Në fjalën e saj, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Imeraj tha se e ka të vështirë, duke u prekur edhe kur ka përmendur të bijën. Po ashtu, Imeraj shton se ka pasur edhe emra të tjerë shumë të vlerësuar, por sërish janë shkarkuar edhe pse pa prova.
“Ditët kanë kaluar, ime bijë më thotë që jeta vazhdon. Do jem në dispozicionin tuaj të nxjerr pjesët e padukshme të procesit. Ka disa të tjerë që janë shkarkuar padrejtësisht. Iu përmend Sevdarin, Daniela Sulën. Mund të përmend emra me radhë që kanë vlerësime pozitive. Di raste që kanë dalë para Vettingut dhe kanë qarë. E kanë kaluar. Unë të paktën personalisht, kam 17 vite prokurore dhe në të gjitha trajnimet e bëra, nuk më është induktuar se mungesa dhe guximi për të thënë të vërtetën, të bën të papërshtatshme në sjellje,”tha ajo.