Po ashtu thuhet se vlera e sekuestruar nga policia është rreth 300,000 euro. Mediat greke po ashtu raportojnë se drejtuesi i këtij rrjeti ishte një shqiptar, i cili siguronte drogën në vendlindje dhe koordinonte transportin e saj drejt Greqisë. Ndërkohë, 5 shqiptarë të tjerë merreshin më transportin dhe importimin e ngarkesës në territorin grek. Policia bëri me dije se pjesë e grupit në fjalë ishte dhe një grua shqiptare dhe një greke. Hetimi për këtë grup trafiku nisën më 18 mars kur u ndalua një prej anëtarëve të kësaj bande.
Mësohet se në sediljen e automjetit të tij u gjet një paketë kërpi e papërpunuar që peshonte një kilogram e 100 gramë, ndërsa në shtëpi iu konfiskuan kanabis i papërpunuar me peshë 750 gram, 32 pilula droge dhe një peshore elektronike. Një anëtar tjetër i organizatës u arrestua më 24 mars, ndërsa në makinën e tij u gjetën 16 pako heroinë që peshonin gjithsej 8 kilogramë dhe 13 pako kërp të papërpunuar që peshonin gjithsej 13 kilogramë e 950 gramë.
Së fundi, më 3 prill, dy anëtarë të organizatës u arrestuan kur u nisën për në një zonë të pyllëzuar të Janinës për të marrë dy çanta që përmbanin 21 pako kërp të papërpunuar që peshonin në total 25 kg e 850 gramësh, ndërsa ata ishin vendosur nën mbikëqyrje policore. Dosja në fjalë iu dorëzua Prokurorit Publik të Janinës, ndërsa shqiptarët akuzohen për organizim kriminal, import, fshehje, transport dhe trafik droge dhe pastrim parash të aktiviteteve kriminale.
/Priza.al/