IMT i prish objektin pa leje, flasin pronarët: Me gjak e kemi ndërtuar, kemi investuar miliona lekë

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me punën në kuadër të aksionit ‘bregdeti ynë’ duke u stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit, duke nisur me prishjen e objektit të parë.

Mes lotësh pronarja e objektit tha se nuk i kanë dhënë asnjë shkresë për shembjen e lokalit, duke shtuar se nuk janë lajmëruar më herët. Po ashtu ajo ka shtuar se para një viti i kanë dhënë një dokument, e që prej atij momenti nuk kanë pasur asnjë komunikim tjetër.

“Me gjak e kam ndërtuar, ka qenë kënetë dhe e kemi bërë këtu. 23 vjet merrem me këtë. Nuk ka sollën asnjë shkresë. Para një vit e gjysmë dhamë dokumentat dhe nuk na thanë më gjë. Njerëz që punojnë më me djersë nuk ka,”- shprehet zonja. Po ashtu, të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj, i cili shton se familja e tij ka investuar miliona lekë në godinën që u shemb sot.

Kemi 23 vjet këtu në Radhimë, e kemi marrë me leje nga komuna që ka qenë atë kohë. Kemi hedhur miliona lekë. Kemi paguar taksa bashkie, plazhin, mirëmbajtjen. Kabinat i kemi në legalizim për së dyti dhe vijnë i prishin pa lajmëruar. Nuk kanë sjellë asnjë shkresë për heqjen e pajisjeve. Të gjitha janë pa leje këtu. S’dimë asgjë, kot prishen,”– tha pronari i objektit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *