Imuniteti i turmës/ Studimi i fundit në Indi që do të sjellë polemika… 90% e popullatës ka antitrupa! Te femrat niveli i tyre, më i lartë  

U mendua se aty koronavirusi do të bënte namin, për shkak edhe të dendësisë dhe numrit të lartë të popullatës, por ky vend gradualisht po arrin imunitetin e turmës.

Gati 90% e njerëzve në kryeqytetin financiar të Indisë, Bombei (Mumbai), vlerësohet se kanë antitrupa COVID-19, sipas një studimi që autoritetet vendase publikuan ditën e premte.

India's new COVID-19 cases jump to two-month high | Reuters

Në studim janë analizuar të dhënat nga 8,674 të rriturve nga të cilët gati 65% e tyre ishin të vaksinuar. Rezultati zbuloi se më shumë femra kishin antitrupa COVID-19, në krahasim me meshkujt në 88.29% në krahasim me 85.07%.

Sero-prevalenca ishte dukshëm më e lartë tek individët që kishin marrë, ose vaksinën e parë, ose të dyja vaksinat COVID-19 në krahasim me të pavaksinuarit.

Studimi në Indi: 90 për qind e popullatës ka antitrupa! Te femrat

Mumbai është qendra financiare e Indisë dhe fitoi përgëzime këtë vit për trajtimin e valës së dytë të pandemisë. Gjetja e raportit vjen në një kohë kur shqetësimet rreth shfaqjes së valës së tretë janë të larta.

India raportoi 34,403 raste të reja me COVID-19 të premten.

India's COVID cases top 5 million as it narrows gap with US - Nikkei Asia

Indian Government Fails to Protect Right to Life and Health in Second Wave of COVID-19 Pandemic | International Commission of Jurists

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *